Nevoja e sinergjisë më të madhe në iniciativat rajonale dhe mekanizma në aspekt të ndërtimit të një rajoni inkluzov, janë disa nga konkluzat që dolën nga takimi i liderëve të Ballkanit Perëndimor, në kuadër të samitit Brdo Brioni.
Po ashtu, është konkluduar se procesi i integrimit në BE mbetet katalizator strategjik për përforcimin e paqes, sigurisë, stabilitetit dhe prosperitetit në rajon.
Liderët kanë shprehur gatishmërinë që të vazhdojnë angazhimin e tyrë në mbështetjen e ndërsjellë në procesin e integrimeve evropiane dhe euro atlantike.
Ata gjithashtu kanë inkurajuar zgjidhjen e çështjeve dhe kontesteve të hapura në frymën e fqinjëaisë së mirë dhe në pajtueshmëri me te drejtën ndërkombëtare, duke i thirrur në mjetet për zgjidhje paqesore, para së gjithash, në gjykatat ndërkombëtare permanente dhe tribunalet si dhe arbitrazha./shenja/