Një lëkundje tërmeti me magnitudë 4.7 u regjistrua rreth orës 5.11 në Itali, në zonën e Macerata-s, raporton tgcom, sipas të dhënave të Institutit Kombëtar të Gjeofizikës dhe Vulkanologjisë.
Lëkundjet janë ndjerë edhe në zonën e Umbrias, por fatmirësisht nuk ka patur të lënduar.
Dëme materiale ka patur në Pieve Torina, ku kryebashkiaku i vendit ka urdhëruar mbylljen e shkollave.
“Sot mbyllim shkollat. Kemi dëme materiale dhe po verifikokjmë gjendjen e banesave”, shpjegoi Alessandro Gentiluçi.
Pas lëkundjeve sizmike, linja hekurudhore Trenitalia vendosi të pezullojë udhëtimet për të ushtruar kontolle në hekurudhë. Qarkullimi duhet të nisë disa orë më vonë./sn/