Presidenti i Republikës, Hashim Thaçi, në një intervistë në Televizionin T7, ka folur për deklaratën qe kishte bërë Erdogan për kryeministrin Haradinaj, se ai pinë raki edhe nuk është mysliman. Thaçi ka thënë se “rakia nuk e bën burrë të keq apo të mirë askënd”.
“Mos e matni lidërshipin me verë, çaj apo raki. Secili e ka preferencën e vetë të jetës. Nuk e banë dikënd më burrë të keq a po me të mirë nëse pinë ose jo raki. Unë pi edhe çaj edhe verë. S’ka asgjë të keqe”, ka thënë Thaçi.