Policia ka konfirmuar 14 të vdekur pasi një kamion dhe një autobus ku ndodhej skuadra kanadeze e Hockey për të rinj, u përplasën të premten në mbrëmje.
The Humboldt Broncos ishin në autostradë në veri të Tisdale, në provincën e Saskatchewan.
Policia kanadeze thotë se nuk mund të konfirmojë ende numrin e të vdekurve dhe të plagosurve. Përmes një postimi në Twitter, kryeministri Justin Trudeau shkruan: “Nuk mund ta imagjinoj se çfarë po kalojnë këta prindër”./am/