Presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk, nis sot në Tiranë turneun ballkanik.
Deri më 27 prill, ai do të vizitojë edhe Podgoricën, Beogradin, Prishtinën, Sarajevën dhe Shkupin.
Siç u njoftua në Bruksel, Tusk do t’iu përçojë zyrtarëve të këtyre vendeve mesazhin se “Bashkimi Evropian është dhe mbetet partneri më i besueshëm i gjithë rajonit” dhe se Samiti i Sofjes midis BE-së dhe Ballkanit Perëndimor do të konfirmojë “perspektivën evropiane të rajonit”.
Ky samit mbahet muajin e ardhshëm.
Burime nga Këshilli Evropian thanë se Tusk do të bëjë me dije se samiti i 17 majit do të jetë edhe rast për të folur për marrëdhëniet dypalëshe të rajonit me BE-në./am/