Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka ndërprerë procesin e rivlerësimit të prokurorit të Beratit, Ermir Beta.
Më 15 mars ky i fundit kishte dhënë dorëheqjen nga detyra dhe Prokuroria e Përgjithshme ka njoftuar KPK-në më 6 prill,transmeton top channel
Ermir Beta ishte emëruar prokuror në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor të Beratit, me dekret të presidentit të datës 6 nëntor 2008.
Ndërsa KPK njofton se më 17 prill zhvillohet seanca dëgjimore me Besa Nikëhasani, prokurore pranë Prokurorisë së Apelit në Shkodër.
Trupa gjyqësore përbëhet nga Suela Zhegu, Genta Tafa dhe Pamela Qirko.
Lista e zyrtarëve që u është ndërprerë procesi i Vettingut deri tani:
Ermir Beta, prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Berat
Ilir Çeliku, gjyqtar pranë Gjykatës së Apelit Vlorë
Erlindi Basha, ndihmës ligjor pranë Gjykatës së Lartë
Ilir Pashaj, gjyqtar pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan
Etleva Sherifi, ndihmëse ligjore pranë Gjykatës së Lartë
Adnand Bërdica, ndihmës ligjor pranë Gjykatës së Lartë
Mirela Fana, gjyqtare pranë Gjykatës së Lartë
Sulejman Tola, prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Krujë
Eritan Shehu, ndihmës ligjor pranë Gjykatës së Lartë
Adriatik Llalla, ish-Prokuror i Përgjithshëm
Besnik Imeraj, ish-anëtar i Gjykatës Kushtetuese