Protestuesit përpara Drejtorisë së Policisë në Tiranë, duket se për t’i dhënë kurajo të arrestuarve kanë zgjedhur të këndojnë dhe të kërcejnë.
Edhe pse në orët e para të mëgjesit gjendja ishte pak më e revoltuar, tashmë protestuesit i janë kthyer këngës dhe valles.
Prej dy ditësh ata kërkojnë lirimin e 23 personave që akuzohen për shkatërrimin e pikës së taksimit në Rrugën e Kombit.
Veç lirimit të tyre, protestuesit kanë kërkuar edhe largimin e kryeministrit Edi Rama. (TemA)