Nesër do të mbahet seanca për iniciativën e VMRO-DPMNE-së për votimin e mosbesimit të Qeverisë. Këtë edhe një herë e dëshmoi sot koordinatori i grupit parlamentar të opozitës maqedonase Dragan Danev, i cili deklaroi se shpresojnë që shumica e deputetëve të Kuvendit do të marrin parasysh interesat e shtetit.
Dragan Danev, VMRO-DPMNE
“Për nesër është e caktuar seanca në të cilën pikë e vetme e rendit të ditës do të jetë çështja për besimin e qeverisë aktuale.
VMRO-DPMNE dhe koalicioni janë të përgatitur për diskutim dhe për tregimin e të gjitha fakteve dhe argumenteve kundër qeverisjes 10 mujore të Qeverisë aktuale.
Apelojmë deri tek të gjithë deputetët e Kuvendit që nesër gjatë votimit, para vetes ti vënë interesat e shtetit dhe qytetarëve të Maqedonisë dhe jo ato personale dhe partiake, nëse ato interesa janë para dhe i udhëheqin gjatë seancës jamë i bindur se do të kemi 61 deputetë”.
Sipas Tomisllav Tuntev, koordinatori i grupit parlamentar të LSDM-së, është dëshpërues fakti që parti e madhe si VMRO-DPMNE të justifikojë kthimin në punën e kuvendit përmes interpelancës. Tuntev, tha se nesër do të kenë hapësirë të flasin për krimet e qeverisjes së VMRO-DPMNE-së.
Tomisllav Tuntev, LSDM
“Nëse kjo është dera e madhe e VMRO-DPMNE-së për kthim në Kuvend, atëherë me të vërtetë jemi pak të dëshpëruar.
Sidoqoftë, kërkesa është plotësisht legjitime dhe faktikisht neve na hap hapësirë t’i riafirmojmë të gjithë politikat pozitive të Qeverisë në 10 muajt e kaluar.
Nga dita e nesërme pres që opozitën ta kujtojmë në udhëheqjen kriminale të VMRO-DPMNE-së në 10 vitet e fundit. Ta rikujtojmë se pse ky shtet ndodhet në këtë gjendje që është”./shn/