Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç dhe drejtori i Shërbimit të Jashtëm Inteligjent të Rusisë, Sergej Jevgenjeviç Narishin, kanë realizuar një takim në Beograd, ku kanë diskutuar për situatën e sigurisë në rajonin e Ballkanit, në Evropë dhe botë, raporton Anadolu Agency(AA).
Siç thuhet në kumtesën të kabinetit të presidentit të Serbisë, dy bashkëbiseduesit janë dakorduar për vazhdimin e bashkëpunimit dhe aktiviteteve në sektorin e sigurisë dhe të inteligjencës.
Në mbledhjen e mbajtur në Presidencën e Serbisë, ka marrë pjesë edhe drejtori i Agjencisë për Siguri dhe Informacion, Bratisllav Gashiç.