Kryeministri Zoran Zev tha se do të dëshmoj në rastin Monstra, në rast se gjyqi e kërkon një gjë të tillë. Ai edhe një herë përsëriti se të gjitha materialet, përfshi edhe ato qe ndërlidhen me rastin “Monstra” ua ka dorëzuar organeve të drejtësisë. Ndërkohë që bëri publike se edhe familjarët e viktimave janë të njoftuar me telefonatën e zyrtarit të lartë të BDI-së Nevzat Bejta dhe me njërin nga të akuzuarit Fejzi Aziri, ku ky i fundit kërkon shërbime nga Bejta.
Nëse kërkon gjyqi që të jem dëshmitar dhe të tregoj gjithçka që di, patjetër që do ta bëj këtë, këtë e kam detyrim qytetar. Në atë pjesë, unë për shkak të ndjenjave të prindërve që i kanë humbur fëmijët me të vërtetë u kam treguar biseda në hapësirat e LSDM-së, ku pamë se si një nga personat e dyshuar Aziri, bisedon në telefon me Bejtën dhe e lut për 450 euro subvencione për bujqësi. Gjithashtu, prindërve u tregova me kënd ka folur, i panë telefonatat, unë nuk mund të jem hulumtues, ajo është dorëzuar, procesi është në rrjedhë e sipër -tha Zoran Zaev, kryeministër.
Alsat-M