Sulmi i Izraelit ndaj një baze ushtarake në Siri që ishte vënë në dispozicion të Iranit dhe forcave paramilitare shiite është kryelajm në mediet botërore.
Mësohet se sulmi u krye nga dy avionë bombardues izraelitë duke shkaktuar 14 viktima, kryesisht iranian.
Ndërkohë, mediet ruse raportojnë se nga 8 raketa të hedhura, 5 prej tyre u shkatërruan në ajër nga raketat antiajrore të Asadit
Në videon që shoqëron këtë lajm duken raketat tokë-ajër që fluturojnë në qiell.
Nëse konfirmohet ky lajm, atëherë do të thotë se Asad e ka rritur ndjeshëm mbrojtjen e tij antiajrore me ndihmën e rusëve dhe iranianëve duke e bërë një diktator që nuk mund të largohet lehtësisht nga froni./sn/