Që nga viti 2012 e deri më tani janë 255 persona të gjinisë mashkullore të cilët u janë bashkangjitur zonave të konfliktit si luftëtarë të huaj terroristë. Mirëpo, të njëjtit në terrorizëm kanë përfshirë edhe familjarët e tyre. Të shumtë janë ata të cilët kanë vdekur në këto zona të konfliktit.
Vesa Kelmendi nga Qendra Kosavare për Studime të Sigurisë, thotë se propaganda online e po ashtu edhe mos informimi ndikon që këta persona t’iu bashkangjiten luftërave. QKSS ka publikuar një raport në lidhje me perceptimet e qytetarëve ndaj luftëtarëve të kthyer në Kosovë.
Sipas këtij raporti, këta persona, komuniteti i sheh si të rrezikshëm. Sfidë për Kosovën, sipas saj, do të jenë edhe lindjet e fëmijëve në zonat e konfliktit.
Deri më tani 43 fëmijë kanë lindur në këto zona. Në deklaratën e Samitit në Sofie më 17 maj, është përmendur edhe radikalizmi dhe kthimi i luftëtarëve terroristë të huaj.
Thuhet se Kundërshtimi i ekstremizmit, duke përfshirë financimi, radikalizimin dhe kthimin e luftëtarëve terroristë të huaj, kërkon bashkëpunimin e shtuar të të gjithëve.
Për më shumë ndiqeni kronikën në vazhdim: