Ish-shefi i njësisë antiterroriste të MPB-së në Maqedoni, Dejan Vuçkoviq i cili po vuan burg në Greqi, kërkon që të mos ekstradohet në Maqedoni, për shkak të rrezikut të tij, duke qenë se në ngjarjet e 9 dhe 10 majit në Lagjen e Trimave në Kumanovë ishte udhëheqës i operacionit policor, shkruan Dokaz.
Vuçkoviq këtë e ka theksuar muaj më parë, duke shprehur shqetësime.Ai në shkurt të këtij viti u arrestua në Greqi, pasi që ndaj tij ishte shpallur fletëarrest ndërkombëtarë, pas arratisjes së tij nga paraburgimi shtatorin e kaluar, transmeton INA, duke u thirrur në portalin Dokaz.
Por deri tani institucionet dhe organet hetimore maqedonase, por edhe mediat kanë heshtur për rastin e tij.
Ai fillimisht ishte arrestuar në Shkup me akuzën për trafikim me armë dhe lëndë narkotike, pasi që në makinën e tij ishte gjetur granatë dhe më shumë se 800 gram kanabis.
Vuçkoviq ka kërkuar azil politik dhe ka bërë ankesë kundër ekstradimit në Maqedoni. Në letrën e tij ai ka shkruar se nëse do të kthehej në Maqedoni, ai do të përballet me tortura dhe deri në vdekje. Sipas mediave greke, ekstradimi i tij ka të bëjë me luftimet e 9 dhe 10 majit të 2015 në Kumanovë, ku ai po e udhëhiqte aksionin.
Ai ka thënë se struktura të caktuara në Maqedoni e piketojnë ate si përgjegjës për vrasjen e luftëtarëve të UÇK-së në Kumanovë.