Nëse dikush mbërrin në Francë pa dokumentet e duhura dhe dëshiron të marrë shtetësinë franceze, atëherë është pothuajse e thjeshtë. Ashtu siç vë në dukje rasti i Mamoudou Gassama, gjithçka duhet të bësh është të kryesh një gjë “të jashtëzakonshme”.
Në fakt, kjo do të thotë të jesh i shkathët. Thuhet në kodin civil.
Neni 21-19 thotë se procedura e shpejtë e natyralizimit është e mundshme për një shtetas të huaj që ka “kryer shërbime të jashtëzakonshme për Francën, ose natyralizimi i të cilit do të ishte me interesin të veçantë për Francën”.
Këtij neni iu referua presidenti Emmanuel Macron ndërsa përgëzonte të riun nga Mali, në pallatin Elize dhe i premtonte dokumente në një kohë të shpejtë.
Duke qenë një komb që bazohet në një set vlerash të vetë-shpallura, Franca ka qenë gjithnjë e hapur ndaj idesë së shtetësisë franceze “të nderit” – një mënyrë për vlerësimin e atyre të huajve me merita, veprimet e të cilëve kanë mbrojtur apo përhapur këto vlera.
Në ditët e hershme të Revolucionit, ekzistonte një ligj që u jepte shtetësinë atyre “të cilët me shkrimet dhe kurajon e tyre i shërbyen kauzës së lirisë”. Përfitues të këtij ligji ishin edhe George Washington dhe Thomas Jefferson.
Dhe, sigurisht, ekziston po ashtu rasti special i Legjionit të Huaj, i cili që prej viteve 1830 u ka ofruar mundësinë ushtarëve të kombeve të tjera të luftojnë për Francën.Shumë më pas, në vitin 1870, një dekret u ofronte shtetësinë njerëzve që kishin luftuar në krah të Francës gjatë konfliktit kundër Gjermanisë. Pjesa më e madhe e atyre që përfituan në atë kohë, në fakt, ishin gjermanë.
Në kundërshtim me atë që besohet gjerësisht, ushtarët e Legjionit të Nderit nuk marrin automatikisht shtetësinë franceze, përveç rasteve kur ata plagosen. Sot – ndërsa legjioni punëson 8600 ushtarë nga 150 vende – ekzistojnë rreth 200 natyralizime për çdo vit.
Por, të gjithë këta precedentë kanë ndodhur në ditët përpara emigracionit masiv. Sot është ndryshe.
Sot, janë me qindra mijë të rinj në Francë të cilët – ashtu si Gassama – kanë ardhur pas një rrugëtimi të gjatë dhe të rrezikshëm, nuk kanë dokumentet e duhura dhe mbijetojnë duke punuar në të zezë.
Dhe të gjithë ata do të dëshironin shumë të ndjekin shembullin e tij.
Ka me qindra mijë emigrantë pa dokumente në Francë.Në rrethana të tilla, ka gjasa të ketë mbikqyrje të fortë të vendimit të presidentit.
Ka me qindra mijë emigrantë pa dokumente në Francë. Në fakt, secili prej tyre është shumë dakord se ajo që bëri Gassama duke shpëtuar fëmijën, është mjaftueshëm e jashtëzakonshme për të merituar dhënien e shpejtë të shtetësisë.
Por, ajo që një pjesë e njerëzve ngrenë kundër presidentit, është mungesa e qëndrueshmërisë.
Përse, pyesin këta kritikë, nuk aplikohet e njëjta bujari për pjesën tjetër të “sans-papiers” (atyre pa letra) – për të gjithë ata Mamoudou Gassamas, varfëria e përditshme e të cilëve kalon pa u vënë re? Përse të veçohet vetëm një individ?
Indinjata e tyre bëhet edhe më e mprehtë për shkak se pikërisht tani një ligj për emigracionin po kalon në parlament, i cili – me sytë e të majtës – e vendos qartësisht presidentin Macron në shkelje të misionit historik ndaj njerëzimit.
Nëse ligji i propozuar është i ashpër apo jonjerëzor siç thonë armiqtë e tij, kjo është një çështje tjetër.
Qëllimi është i padyshimtë: t’u bëhet e qartë sa më shpejt dhe sa më pastër të jetë e mundur, emigrantëve. Nëse ata mund të qëndrojnë, ata qëndrojnë. Nëse ata duhet të largohen, ata largohen. Ata dëbohen.
Në bisedën e tij me Gassama, presidenti Macron e bëri të qartë se të mos kishte qenë fati i tij që u ndesh me një fëmijë të mbikqyrur keq në një ditë të nxehtë, vetë Gassama do të kishte qenë në listën për t’u dëbuar.
Por gjërat morën rrugë të ndryshme. Gassama reagoi me një bujari instiktive të shpirtit, ai performoi një akt kurajoje të lartë dhe aftësie dhe gjithçka u kap me kamera.
Për presidentin Macron, në padurim për të promovuar vizionin e tij të Francës si një komb heronjsh, kjo ishte e mjaftueshme. Veprimi ishte me të vërtetë i jashtëzakonshëm dhe përfitoi jo vetëm djali i vogël, por edhe Franca. Gassama e kaloi klasën.(tesheshi)