Është arritur një armëpushim ndërmjet Hamasit dhe Izraelit pas një nate të dhunshme me sulme ajrore, një zhvillim që shënon eskalimin më të madh të dhunës që nga lufta në vitin 2014.
Arritjen e armëpushimit e kanë konfirmuar zyrtarët e Hamasit, ndërsa përfaqësuesit izraelitë ende nuk kanë komentuar ofertën e Hamasit për një armëpushim më afatgjatë, raporton Al Jazeera, transmeton SHENJA.
“Ka pasur disa ndërmjetësues për arritjen e armëpushimit në orët e fundit, të cilët rezultuan me sukses”, deklaroi Halid Al Haja, zëvendësshef i Hamasit në Rripin e Gazës.
Më herët, zyrtarët palestinezë thanë se ata janë të interesuar për armëpushim aq sa “forcat okupatore” janë të interesuara për ta respektuar.