Ballina Aktualitet Lajme AVOKATËT E GRUEVSKIT KËRKOJNË QË AMNISTIA TË VLEJË PËR ZYRTARËT E AKUZUAR...

AVOKATËT E GRUEVSKIT KËRKOJNË QË AMNISTIA TË VLEJË PËR ZYRTARËT E AKUZUAR TË VMRO-SË

Refuzimi i kërkesës për ekstradim të ish-agjentëve Goran Grujovski dhe Nikolla Boshkovski bazuar në faljen e presidentit Gjorge Ivanov po shfrytëzohet si shembull mbi të cilin zyrtarët e lartë të VMRO DPMNE-së po kërkojnë të lirohen nga akuzat e PSP-së. Në gjykimin e sotëm të rastit “Titanik”, për krime zgjedhore Nikolla Gruevski, Gordana Jankullovska dhe bashkëpunëtorët e tyre kërkuan që gjykimi të ndalej pasi Gjykata Supreme në Greqi konfirmoi se amnistia është në fuqi.

“Askush këtu nuk e mori parasysh faljen e presidentit. Ky akt juridiko-politik shkakton pasoja të pashmangshme edhe ndaj personave për të cilët është caktuar si e tillë”, deklaroi avokati Petar Vasilev.

Megjithë, gjykata vazhdoi me fjalët hyrëse të të akuzuarve dhe tek do të shqyrtojë kërkesën për stopimin e procedurës. Ish-kryeministri Nikolla Gruevski i hodhi poshtë gjithë akuzat dhe tha se ai ka udhëhequr një parti fituese, dhe s’ka pasur as nevojë për manipulime zgjedhore.

“Jo vetëm që nuk kam bërë asgjë prej kësaj që më ngarkohet, por as Prokuroria Speciale nuk ka prova për ta vërtetuar këtë gjë. Unë vetëm kam udhëhequr me një parti e cila i fitonte gjithë zgjedhjet. Gjithë anketat që janë publikuar para zgjedhjeve dëshmonin se VMRO DPMNE-ja ka patur një epërsi të bindshme. Pohimet se gjoja unë jam marrë vesh me të akuzuarit dhe i kam detyruar të bëjnë vepra penale janë vetëm konstruksione”, deklaroi Gruevski.

Po vijojnë fjalët hyrëse edhe të të akuzuarve të tjerë./shn/