Dy pjepra të varietetit ”Yubari”, frut shumë i pëlqyer në Japoni, u shitën sot për 3,2 milionë jen, thënë ndryshe mbi 25 000 euro, në një ankand në Saporo, në ishullin Hokaido.
Kjo shumë, me të cilën mund të blesh një makinë në Japoni, ia kalon asaj prej 3,0 milionë jen që u arrit dy vite më parë për të njëjtin produkt ”Yubari”.
Shitjet në ankande të frutave të sezonit në Japoni ofrojnë shpesh raste për rekorde të tilla.Çifti i pjeprave ishte i pari që kishte arritur kohën e duhur të pjekjes. Japonezët i kanë kult frutat, pothuajse njësoj si verën e mirë.Ky lloj fruti, që konsiderohet si mbretëror, shitet zakonisht shtrenjtë në Japoni./atsh