Një 54-vjeçar në Indi është prekur nga tumoret, të cilët i pamundësojnë të ha dhe të flasë.
Subhash Chand nga Utar Pradesh vuan nga gjendja e njohur si Neurofibromatosis, transmeton KosovaPress.
Ajo e ka lënë pa gjysmën e buzëve, me një vesh dhe një sy.
Chand insiston se ai nuk brengoset nga njerëzit që tallen me pamjen e tij.
Sëmundja e ka prekur para 20 vjetësh dhe mjekët e kanë këshilluar të heqë tumoret, por ato janë shumë të dhimbshme.
Ai jeton me vajzën e tij dhe dy nipa e mbesa.
Neurofibromatosis është gjendje e cila prek një në 3.000 njerëz në Britani të Madhe. Ajo shkaktohet nga mutacioni gjenetik që prek rritjen e indeve të nervave.