Ballina Teknologji Facebook kërkon që përdoruesit vetë të dërgojnë foto nudo për ta ndaluar...

Facebook kërkon që përdoruesit vetë të dërgojnë foto nudo për ta ndaluar shpërndarjen e tyre

Facebook është duke i kërkuar përdoruesve që vetë ata të dërgojnë fotografi nudo të tyre për të parandaluar shpërndarjen e fotove hakmarrëse nudo online.

Nëse përdoruesit janë frikësuar se ndonjë foto e tyre nudo mund të shpërndahet nga ndokush tjetër, Facebook dëshiron që t’i bllokoj ato para se të shfaqen në rrjet.

Teknologji e ngjashme është përdorur për të ndaluar shpërndarjen e fotografive abuzuese me fëmijët, transmeton koha.net.

Facebook është duke testuar këtë sistem në Australi, ndërsa tani është duke e shpërndarë atë në Britaninë e Madhe, SHBA e Kanada.

Facebook nuk ka treguar asnjë detaj për atë se si ka shkuar testimi i tij në Australi, por në mënyrë të qartë, kërkesa e tij është që përdoruesit të kenë besim të madh në rrjetin social.

Si funksionon ky sistem?

Shefja e Sigurisë Globale të Facebook, Antigone Davis ka thënë se fotografia nudo e dërguar nga përdoruesit për rrjetin social do të shihet nga “një grup shumë i vogël prej rreth pesë njerëzve të trajnuar për këtë”.

Ata pastaj do t’i vënë një kod unik digjital, të quajtur “hashing”, fotografisë. Ky kod do të ruhet në databazë dhe nëse ndokush do të tentojë ta ngarkojë të njëjtën fotografi, ky kod do ta identifikojë atë dhe do ta bllokojë para se të shfaqet në Facebook, Instagram dhe Messenger.

Fotografia origjinale nuk do të ruhet.

Në pyetjen se a funksionon vërtet kjo teknologji, Antigone Davis ka pranuar se “nuk ka garanci 100%”, për shkak se fotografia mund të manipulohet me ndonjë program e mos t’i ngjajë komplet origjinalit.

Shpërndarja e fotografive nudo si hakmarrje të njohura si ‘revenge porn’ ka pasur rritje të madhe gjatë viteve të fundit, ku pas ndarjes së çifteve, ata shpërndajnë fotografit e ‘ishave’ të tyre në rrjetet sociale për tu hakmarrë.