Nëna e Joaquin Guzman, i njohur si El Chapo, ka folur për fillimet biznesore të baronit të drogës, i cili ka nisur gjithçka nga një shtëpi prej balte derisa jetonte në një fshat në vitet e ’60-ta.
88-vjeçarja, Consuelo Loera tani jeton në një kompleks luksoz e mbrojtur nga forca të armatosura, të gjitha të paguara nga djali i saj. Por, ajo ka rrëfyer vështirësitë në rininë e El Chapos, shkruan Periskopi.
Loera e ka përshkruar djalin e saj të burgosur si një punëtor të madh në moshën e rinisë, duke i thënë prestigjiozes “Time” se “ai gjithmonë është përpjekur për një jetë më të mirë, edhe kur ishte një djalosh i vogël”.
Loera ka thënë se aty ku jetonte El Chapo në rini nuk kishte as ujë e as energji elektrike.
Ajo ka thënë: “Ishin kohëra të vështira. Ne përpiqeshim për diçka më të mirë.”
“Si djalë i ri, Guzman është dashur të ndihmojë për të siguruar ushqimin, duke u shitur portokaj fshatarëve përreth dhe fermerëve”, ka thënë ajo.
Deri në moshën 15-vjeçare ai la këtë biznes, dhe nisi të kultivojë lulet opiumi dhe brenda pak dekadash ndërtoi kartelin e vet të drogës.
El Chapo akuzohet se ka drejtuar një biznes masiv të trafikimit të kokainës, heroinës dhe metamfetaminës, duke ndezur një konflikt njëdekadësh që la më shumë se 10 mijë njerëz të vdekur. /Periskopi/