Ish ambasadori i BE-së në Maqedoni, Ervan Fuere vlerëson se nëse Këshilli i BE-së nuk e miraton nisjen e negociatave me Maqedoninë këtë vit, atëherë viti i ardhshëm është i humbur për shkak të zgjedhjeve evropiane.
Në intervistën për MIA-n ai i përshëndeti, siç tha, përpjekjet e mëdha të Qeverisë, por përmendi edhe dobësitë.
“Në qoftë se Greqia vazhdon të refuzojë pavarësisht nga të gjitha përpjekjet e qeverisë së Maqedonisë, të gjitha gjestet e vullnetit të mirë dhe besimit, në qoftë se ende bllokojnë një vendim pozitiv për negociatat, unë mendoj se kjo do të tregojë se Greqia nuk e ka për zemre interesin e Ballkanit Perëndimor”, tha Fuere.
Ai shton se BE ka kohë për të dhënë një dritë jeshile deri në fund të vitit.
“Nëse nuk ka vendim pozitiv përpara në fund të vitit, atëherë kjo do të thotë se nuk do të ketë negociata, për shkak se vitin i ardhshëm do të jetë i humbur, sepse ajo do të rinovohet dhe Komisioni Evropian do të ketë zgjedhje për Parlamentin Evropian.
Shpresoj se do të miratohet mesazhi i Mogerinit në Maqedoni që Këshillit Evropian në qershor të miratojë rekomandimin e Komisionit Evropian.
Në të kundërtën, do të jetë negativ, pozita e qeverisë do të jetë e vështirë”, tha Fouere.