Lajmet e rrejshme kanë prekur edhe krerët e partive më të mëdha në vend.
Në duelin e mbrëmshëm Zaev-Mickoski, ky i fundit akuzoi kryeministrin se ka udhëtuar me “Mercedesin” 600 mijë eurosh, dhe sipas tij, për këtë përmes fotografive kanë informuar edhe portalet.
Kjo është foto në të cilën shihet kryeministri Zaev duke dalë nga një makinë e markës “Mercedes”, e për të cilin Mickoski pretendon se është Mercedesi luksoz që e kishte blerë Nikolla Gruevski.
Por siç duket në krahasimin e fotografive nuk është ajo makinë, pasi interieri i makinës nuk është i njëjti, ndërsa edhe targat janë tjera.
Ndonëse kjo informatë ka qenë e pavërtetë, për të shkuar më larg dy deputet të VMRO-DPMNE-së, e kanë shpërndarë nëpër rrjetet sociale.
Lajmet e rrejshme që po dalin nëpër mediat e Maqedonisë, po e shqetësojnë edhe krijuesin e rrjetit sociale Facebook.
Mark Zuckerberg, para deputetëve të Parlamentit Evropian tha se një numër i madh lajmesh të rrejshme vijnë nga Maqedonia, dhe se një numër të madh faqesh që publikojnë lajme të rrejshme janë mbyllur.
“Në zgjedhjet presidenciale në Francë sistemi ynë ka gjetur dhe ka mbyllur mbi 300 mijë profile të rrejshme. Edhe në zgjedhjet speciale në AlaBama kemi dedekturar dhe fshirë profile të rrejshme nga Maqedonia që po përpiqeshin të shpërndajnë dezinformata”, tha pronari i Facebook, Mark Zuckerberg.
Drejtoresha ekzekutive e këshillit për etikë në media Marina Tuneva për TV21 theksoi se fenomeni i lajmeve të rrejshme është i rrezikshëm, pasi shkakton dezinformim të opinionit. Sipas saj një numër i madh i qytetarëve marrin vendime në bazë të atij kontaminimi nga ana e lajmeve të rrejshme.
Një nga lajmet e rrejshme që u publikua kohëve të fundit ishte se Radmila Sheqerinska është shqiptare.