Ballina Aktualitet Lajme Të dyshuarit e PSP-së, në burg më pak se dënimi

Të dyshuarit e PSP-së, në burg më pak se dënimi

Aktgjykimet e para të Prokurorisë Speciale e imponuan pyetjen rreth lartësisë së dënimeve të mundshme me burg në rastet ku persona të njëjtë janë të akuzuar në më shumë lëndë. Ish ndihmësi në Ministrinë e Punëve të Brendshme, Gjoko Popovski u dënua me gjithsej 15 vjet e gjashtë muaj burgim për dy raste, blerjen e 300 automjeteve për MPB-në dhe blerjen e Mercedesit të blinduar. Megjithatë, ish kryetari i Gjykatës Supreme , Dane Iliev sqaron se Popovski nuk do vuaj burg 15 vjet e gjashtë muaj, sepse dënimi maksimal i paraparë në të dyja veprat penale është maksimum 15 vjet.

Sipas ligjit, atij do t’i bashkohet dënimi dhe do t’i shqiptohet ai dënim që është më i madh për veprën më të rëndë penale, por ai nuk guxon ta përfshijë shumën e dënimeve individuale. Kështu, në rastin 15 vjet e gjysmë, kjo nuk mund të jetë ashtu. Ai do jetë dënimi i cili më së shumti përshtatet për veprën më të rëndë penale për çka është gjykuar, pra dënimi prej nëntë viteve. Ose do ketë rritje të dënimit ose do të llogaritet bashkë me kohën e kaluar në paraburgim – deklaroi Dane Iliev, ish kryetarë i Gjykatës Supreme.

Iliev ka analizuar edhe situatën në të cilën gjendet ish kryeministri, Nikolla Gruevski. Ky i fundit për furnizimin e “Mercedesit” luksoz u dënua me dy vite burg ndërsa ndaj tij zhvillohen edhe katër raste tjera. Dënimi më i lartë i kërcënohet në rastin “Titanik” ku ngarkohet për bashkim kriminal për parregullësi zgjedhore. Për rrëzimin e objektit “Kosmos” të biznesmenit Fijat Canovski, ndaj Gruevskit mund të shqiptohet dënim me burg prej minimum tre viteve ndërsa për provizionet nga autostradat kineze dhe “Shuplakat e porositura” në Qendër, parashihen dënime me burg deri në 3 vjet. Iliev sqaron se për të gjitha rastet ku akuzohet Gruevski do të ketë një dënim me burg dhe nuk do të ketë grumbullim ose të thjeshtë të dënimeve të shqiptuara me burg.

Nëse shpallet fajtor për të gjitha pesë rastet, dënimet individuale që do të shqiptohen për të gjithë në lëndët do të bashkohen gjegjësisht do të përsëritet procedura. Do të shqiptohet një dënim i vetëm i cili nuk mund të jetë më i madh nga dënimi maksimal për veprën më të rëndë penale për të cilën është i gjykuar -deklaroi Dane Iliev, ish kryetarë i Gjykatës Supreme.

Iliev shpjegon se të gjykuarit Gruevski dhe Popovski mund të ankohen në Gjykatën e Apelit ku përfundon procedura e rregullt ankimuese. Pas vendimit të Gjykatës së shkallës së dytë dhe aktgjykimeve të plotfuqishme, të akuzuarit do të kenë mundësi për mundësi për zgjidhje të jashtzakonshme në Supreme, e cila nga ana tjetër nuk do të duhet ta anulojë shkuarjen në burg të të gjykuarve.

@tn.lajmelokale
@tetovanews