Ditën e nesërme doganat greke kanë lajmëruar një grevë, ku pjesë e saj do të jenë edhe Sindikata e Punonjësve në Greqi.Gjatë 24 orëve do të pezullohen të gjitha kalimet e automjeteve që lidhin pikat kufitare të Greqisë me Shqipërinë, Maqedoninë dhe Turqinë.
Greva në doganat greke do të nisë nga ora 07 e mëngjesit të së mërkurës deri në orën 07 të mëngjesit të së enjtes. Nga ana tjetër do të lejohen të lëvizin vetëm rastet e urgjencave mjekësore si dhe pasagjerët pa çanta.
Gjithashtu pjesë e grevës do të jenë edhe punonjësit e porteve dhe aeroporteve si dhe administrata e shërbimeve civile, të cilëve do u bashkohen edhe mjekët.