Ish-kryeministri Nikolla Gruevski pritet të paraqitet sërish sot në Gjykatën Penale për rastin “Titanik” të Prokurorisë Speciale Publike, që ka të bëjë me parregullsitë zgjedhore në zgjedhjet e kaluara. Seanca gjyqësore për këtë rast ishte shtyrë disa herë për shkak të ankesave të avokatëve të Gruevskit. Ish-kryeministri do të paraqitet në gjykatë edhe të enjten për rastet e tjera që janë kundër tij.
Kujtojmë se Gruevski javën e kaluar u dënua me dy vite burg vetëm për rastin “Tanku” që ka të bëjë me dhënien e urdhrit dhe ndikimin e tij si kryeministër i asaj kohe për blerjen e një Mercedesi luksoz me vlerë prej 600 mijë euro. Specialja gjatë hetimeve ka konstatuar se janë bërë shkelje edhe gjatë tenderimit./am/