Ballina Aktualitet Lajme HAN: Zgjidhja e emrit do të jetë kthesë për Maqedoninë

HAN: Zgjidhja e emrit do të jetë kthesë për Maqedoninë

Komisari për zgjerim Johanes Han në profilin e tij në Tviter porositi se BE është e inkurajuar nga raundi i fundit i negociatave mes Shkupit dhe Athinës për kontestin e emrit, transmeton Medial.mk.

Han ka marrë pjesë në mëngjesin joformal të organizuar nga Bullgaria dhe Austria me ministrin Nikolla Dimitrov dhe ministrat evropian për punë të jashtme në Bruksel.

Ai ka thënë me këtë rast se takimi ka qenë i frytshëm dhe të gjithë kanë dhënë mbështetje mbi procesin negociues.

“Konsensusi është se zgjidhja për emrin do të jetë kthesë në hapat e mëtejmë në procesin paraqasës për Maqedoninë”, ka shkruar Han.