Ballina Argëtim Kuriozitete ​Zbulohen krimba gjigantë me kokë të madhe

​Zbulohen krimba gjigantë me kokë të madhe

Krimba gjigantë me kokë të madhe, që kujton qelin e detit nga familja e çekanit, kanë arritur në kontinentin evropian, duke shokuar biologët francezë.

Kjo specie që mund të rritet në më shumë se 30 centimetra, fillimisht jeton në Azi në një klimë shumë të ngrohtë dhe të lagësht, dhe nuk është e qartë se si ata arritën të shfaqen në kopshtet evropiane, transmeton KosovaPress.

Biologu Pierre Gros gjeti një krimb të madh në kopshtin e tij dhe dërgoi një fotografi te profesori i biologjisë Jean-Lou Justine. Një javë më vonë, Gros i dërgoi një tjetër foto, e cila ishte një lloj tjetri i krimbit të madh. Kur dërgoi edhe foton e tretë, Justine mendoi se bëhej fjalë për një shaka të pakripë, duke menduar se dërguesi po i çonte krimba nga udhëtimet dhe po aktronte se i kishte gjetur në kopshtin e tij, shkruan The Washington Post.

Justine dhe bashkëpunëtorët e tij i kërkuan nga qytetarët përmes mediave t’u dërgonin fotografi nëse do të shihnin krimba gjigantë. Duke shqyrtuar grumbullin e materialeve të pranuara, shkencëtarëve u bë e qartë se këta krimba grabitqarë po rrënojnë kopshtet franceze për një kohë të gjatë, vetëm se njerëzit nuk e kishin të qartë atë që po ndodhte.

Në tërësi, midis viteve 1999 dhe 2017, në Francë, këta krimb të mëdhenj u panë 111 herë. Shumica e tyre janë parë në jug të Francës, ku ka verë të ngrohtë dhe të lagësht, dhe dimër të butë, ndërsa krimbave të tillë iu përshtatet një klimë e tillë.

Në disa raste, njerëzit kapën krimbat dhe e dërguan ata te profesori për analiza. Kështu, u identifikuan tre lloje të ndryshme të këtyre krimbave, përfshirë Bipalium kewense, një specie e regjistruar në Kopshtin Mbretëror britanik të botanikës. Krimbat çekan janë predatorë që jetojnë në vise të ngrohta dhe posedojnë një sasi të vogël helmi tetrodotoksin me të cilin paralizojnë prenë e tyre.

Shkencëtari britanik për entomologji Archie Murchie nga Instituti për agronomi dhe bioshkencë, thotë se këta lloje krimbash do të vazhdojnë të përhapen në kontinentin evropian dhe në gjithë botën për shkak të shtimit të tregtisë globale. Sipas tij, invadimi i këtyre krimbave të rrezikshëm mund të ndikojë te fauna në përbërjen e tokës, duke krijuar zhivë.

@tn.lajmelokale
@tetovanews