Zëvendësministrat e Qeverisë së Kosovës sipas agjendës së paraparë me fillim nga ora 7.00, sot takohen me shefin e tyre, Kryeministrin Ramush Haradinaj.
Kjo përballje e tyre me të parin e Qeverisë vije në kuadër të raportimit për 100 ditëshin e punës, njofton Klan Kosova.
Takimi i tyre është konfirmuar edhe nga Zyra e Kryeministrit përmes agjendës së dërguar.
”Kryeministri Ramush Haradinaj në ora 7:00 pret në takim pune zëvendësministrat në Qeverinë e Kosovës”, bëhet e ditur nga zyra e Haradinajt.
Zëvendësministrat e Qeverisë së Kosovës pritej që gjatë muajit të kaluar ta përfundonin këtë raportim, mirëpo një gjë e tillë nuk kishte ndodhur, njofton Klan Kosova.