Ballina Bota Sot hapet ambasada e SHBA në Jerusalem

Sot hapet ambasada e SHBA në Jerusalem

SHBA do të hapë sot Ambasadën e re në Jeruzalem, vendim ky i cili është pritur mirë nga Izraeli por i dënuar nga palestinezët që po grumbullohen për protesta masive.

Zyrtarët e lartë të SHBA do të marrin pjesë në këtë ngjarje, përfshirë vajzën e Presidentit Trump, Ivanka dhe bashkëshortin e saj, Jared Kushner.

Vendimi i Donald Trump për të lëvizur Ambasadën nga Tel Avivi ka zemëruar palestinezët, të cilët e konsiderojnë Jerusalemin Lindor si kryeqytetin e një shteti të ardhshëm.

Nga ana tjetër, Izraeli e konsideron atë si kryeqytetin e tij “të përjetshëm dhe të pandarë”.

Vendimi i Presidentit Trump vitin e kaluar për të njohur Jeruzalemin si kryeqytetin e Izraelit, ka thyer neutralitetin prej disa dekadash të SHBA për çështjen dhe e ka vënë në kundërshtim me pjesën më të madhe të bashkësisë ndërkombëtare.

Ceremonia e hapjes u përshpejtua për shkak të 70 vjetorit të pavarësisë së Izraelit.

Presidenti Trump pritet t’u drejtohet të pranishmëve në ceremoninë e së hënës përmes një video konference./sn/

Artikulli paraprakHaradinaj nis javën me raportin e zëvendësministrave
Artikulli tjetërEVROPIANËT PREFEROJNË QË MARRËVESHJA ME MAQEDONINË TË VOTOHET ME SHUMICË TË ZGJERUAR