Havai ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme pas shpërthimit të vullkanit në malin Kilauea, duke kërkuar evakuimin e 1,700 banorëve lokalë.
Një dëshmitar ka thënë se llava është nisur si një mbulesë zjarri.
Ai ka thënë se ka nuhatur erë të sulfurit dhe drunjve të djegur.
Kryqi i Kuq amerikan ka hapur një strehimore evakuimi.
Shpërthimi i vullkanit vjen pasi një serie të tërmeteve të fuqishme në ditët e fundit në këtë territor.
Guvernatori i Havait, David Ige, ka thënë se ai ka aktivizuar disa rezervistë ushtarakë nga Garda Kombëtare për të ndihmuar në procesin e evakuimit të mijëra personave./am/