Një 38-vjeçar është vënë në pranga nga policia e Lezhës me qëllim ekstradimin e tij drejt Italisë ku është i dënuar me 22 vite burg. Në pranga është vënë shtetasi Artan Abedini, 38 vjeç, banues në Malbardhë – Kurbin.
Sipas policisë, ky shtetas është i dënuar 22 vite burg nga Gjykata Italiane e Firences, për veprën penale “Trafik droge”.
Arrestimi i këtij shtetasi u bë provizor me qëllim ekstradimin e tij drejt shtetit Italian.