Deputetët e Katalonisë nuk arritën ta zgjedhin presidentin e rajonit në seancën e sotme, ku kandidati, Quim Torra, nuk arriti të fitojë shumicën e nevojshme prej 68 votash në raundin e parë të votimit.
Mediat lokale raportojnë se për zgjedhjen e presidentit ka mbetur edhe një mundësi për të hënën për zgjedhjen e presidentit dhe formimin e qeverisë, në të kundërtën do të thirren zgjedhje të reja.
Lideri i Katalonisë, Carles Puigdemont ditë më parë ka njoftuar nga Gjermania se heq dorë nga synimi i rizgjedhjes president i Katalonisë dhe përzgjodhi Quim Torra, si pasardhës i tij.
“Grupi ynë propozon deputetin katalanas, Quim Torra në drejtimin e presidencës së Katalonisë, një rajon i pasur në veri-lindje të Spanjës”, u shpreh Puigdemont në një regjistrim video./am/