Ballina Aktualitet Kultura Këngëtari grek shkel në Tiranë, plas sherri: Është antishqiptar!

Këngëtari grek shkel në Tiranë, plas sherri: Është antishqiptar!

Këngëtari i njohur grek Notis Sfakanakis pritet të vijë në Shqipëri më 24 Maj për të mbajtur një koncert në “Pallatin e Kongreseve”.

Ardhja e tij ka shkaktuar debate të shumta, për shkak se konsiderohet si antishqiptar. Kjo ka nxitur edhe thirrjet nëpër rrjetet sociale për të bojkotuar koncertin.

Thirrjeve me sa duket do t’i bashkohet edhe këngëtari i njohur shqiptar Elton Deda.

STATUSI I ELTON DEDËS

“Nese ato qe thuhen per kete kengetar ketu, qendrojne, une si individ dhe si artist qe tolerancen ndaj homologeve te mi e kam tejet te ekzagjeruar, do behesha me deshire nje nxites i bojkotit.

Njerezit qe hane aty ku kane peshtyre gjithmone ma kane shpifur.

Shpresoj qe te mos jete ashtu sic shkruhet ne kete shkrim, se perndryshe do ishte teper e ulet ti dhurosh duartrokitje dhe te paguash dike, qe te ka konsideruar race inferiore”, shkruan Elton Deda.

Më herët edhe shkrimtari Gazmend Kapllani ka komentuar vizitën e tij në Shqipëri, duke u shprehur se i vjen çudi se si shqiptarët do paguajnë nga 100 apo 200 euro për një këngëtar grek që i quan shqiptarët “plehra” e këndon për Agimin e Artë.