Ballina Aktualitet Lajme “RYSHFETI”, ZAEVI LIROHET NGA AKUZAT, GJYKATA: PROKURORIA NUK E DËSHMOI VEPRËN (VIDEO)

“RYSHFETI”, ZAEVI LIROHET NGA AKUZAT, GJYKATA: PROKURORIA NUK E DËSHMOI VEPRËN (VIDEO)

Me rikualifikimin e veprës penale, dëshmitë e siguruara me masat e veçanta hetimore kanë rënë poshtë, kurse dëshmia e Ivan Nikollov Saçevalliev ishte e paqartë dhe kundërthënëse. Ky ishte sqarimi i gjykatësit Darko Todorovski, i cili shpalli të pafajshëm kryeministrin Zoran Zaev, e ky i fundit akuzohej për kërkim të ryshfetit. Gjykata i ka shqyrtuar hollësisht provat e mbetura, i rishqyrtoi dëshmitë dhe vërtetoi se Prokuroria nuk ka arritur ta dëshmojë veprën, për të cilën e ngarkonte Zaevin, shtoi Todorovski.

“Gjykata me dëshmitë që u elaboruan më lart që u prezantuan në seancën kryesore, me shqyrtimin e tyre të detajuar dhe me prezantimin e dëshmive të tjera, të cilat do t’i mbështetnin pretendimet e propozimit akuzues – se i akuzuari Zoran Zaev e ka kryer veprën penale – ryshfet, sipas Nenit 357 Paragrafi 2 të Kodit Penal, ka gjetur se prokurori publik nuk ka dëshmuar se i akuzuari e ka kryer veprën për të cilën ngarkohet”, tha Darko Todorovski, gjykatës në rastin “Ryshfeti”.

Zaevi thotë se ka pritur aktvendim për lirim. Sipas tij, incizimet që ishin tërhequr nga lista e dëshmive, më së miri e dëshmojnë pafajësinë e tij.

“Me publikimin e incizimit do të mund deri në fund ta zbardh fytyrën time. Unë nuk e posedoj atë incizim dhe prandaj kërkoj nëse ka mundësi të ma dorëzojnë atë, premtoj se do ta publikojë ose le ta publikojnë ata. Në tri vendet ku është ndërprerë incizimi saktë do të shihet se për çfarë bëhet fjalë dhe se në mënyrë dashakeqe është bërë shkurtimi i pjesëve kur bisedojmë për çimento, beton, hekur, për pagën e punëtorëve. Shihen të gjitha detajet. Me vjen mirë që Gjykata e ka konfirmuar të vërtetën”, tha Zaev.

Pasi ka bërë rikualifikim të veprës, prokurorja Vallentina Bisllimovska, pohonte se Zaevi ka kërkuar ryshfet prej 160 mijë euro. Në njërën prej seancave gjyqësore, Ivan Nikollov Saçevalliev, ka pranuar se në momentin kur e ka bërë incizimin, e ka joshur Zaevin që të flasë për nevojat e Prokurorisë dhe MPB-së. Zaevi pohonte se i gjithë rasti ka qenë kurdisur nga pushteti i kaluar, në krye me Nikolla Gruevskin, me qëllim që t’i mos publikojë “bombat”.

Përgatiti: Mihajllo Vidimlliski

@tn.lajmelokale
@tetovanews