“Burrat shqiptarë janë shumë të sjellshëm, por në të njëjtën kohë edhe xhelozë. Por do të më pëlqente të martohesha në Shqipëri”
Kështu është shprehur artistja marokene Lamar Al-koismi e cila prej disa muajsh po sprovon veten në tregun shqiptar. E ftuar në emisionin “Rreze Dielli” në Report TV ajo tregoi se si burra të ndryshëm shqiptarë janë përpjekur ti fitojnë zemrën, ndonjëherë edhe duke u mburrur për pasurinë e tyre të pretenduar.
“Po më pëlqejnë. Burrat shqiptarë janë shumë të sjellshëm. Të paktën me mua, nuk e di për të tjerat. Janë të gjindshëm, nëse mua më duhet diçka, unë mund ti telefonoj një miku dhe më ndihmojnë nëse kam nevojë për diçka. Po në të njëjtën kohë janë edhe xhelozë, bëjnë tipin e fortë.
Ka raste që edhe duan të luajnë pak, bëjnë si të zgjuar. Për shembull një herë kam takuar dikë dhe filloi të më toshte që ka një vilë, ka makina, ka jaht. Pastaj kur më tha që ka një xhet privat nuk mund të rrija pa qeshur”, shprehet ajo.
Lamar tha se ende nuk i ka rrahur zemra për ndonjë djalë shqiptarë por se do ti pëlqente të martohej në Shqipëri, pasi edhe vendi i pëlqen shumë.
“Kam miq, njoh shumë njerëz , por vetëm miq. Nuk mund të them që e dua dikë ose jo. Por ndonjë që të më pëlqejë me të vërtetë do ta gjej në Shqipëri”, vijon këngëtarja.
Erjona Rusi : Do të pëlqente të martoheshe me një shqiptar?
Lamar : Përse jo.
E pyetur me shaka nga gazetarja Erjona Rusi nëse ishte e gatshme të respektonte traditat e vjetra shqiptare, përfshirë këtu edhe ti lante këmbët vjerrit e vjerrës, Lamar u përgjigj se ishte e gatshme ta bënte edhe këtë për dashurinë e bashkëshortit.
Erjona Rusi: Ti që do të marrësh një burrë shqiptar, e di që ka një traditë të vjetër që nuset i lajnë këmbët vjehrrit?
Lamar: Varet, nëse unë me të vërtetë e dua atë që kam në krah, atëherë do ta bëja.
Edhe vjehrrës?
Lamar : Edhe vjehrrës, po.
Lamar Al-koismi është e vetmja artiste marokene që po sfidon këngëtarët shqiptarë veçanërisht në muzikën tallava. E lindur në Marok, vajza e një profesori të matematikës, ajo jeton prej disa muajsh në Tiranë, ndërsa ka jetuar vitet e fundit në Bullgari dhe Itali. E nxitur nga i jati, Lamar ka studiuar për matematikë dhe teknologji informacioni në Romë por prej vitesh është përfshirë në botën e muzikës, ndërsa ka punuar si modele apo edhe aktore. Në mars tëe këtij viti ajo lançoi këngën “Stil” një bashkëpunim me këngëtarin Marsel Ademin.