Kryeimami i Kaçanikut Florim Neziraj, i cili në cilësinë e zhytësit që nga orët e mëngjesit i ka kërkuar policët e zhdukur nëpër lum.
“Para urave ka vrimave të mëdha ku lumi futët në të dhe del sipër jashtë gypave të saj, shumë lehtë mund të ketë ndonjë trup i cili është futur në gyp dhe pas andej nuk lejon presioni ujit që trupi të dalë jashtë gypave”, ka thënë Neziraj.
Malsor Dashi e Armend Trena, mbrëmjen e të shtunës në krye të detyrës u zhdukën në mënyrë enigmatike. Të dy këta policë nga Kaçaniku, pak para aksidentit kishin dorëzuar në Han të Elezit një të burgosur.
Kërkimet për gjetjen e trupave të dy policëve që humbën jetën në magjistralen Kaçanik – Hani i Elezit, vazhduan edhe sot, por deri me tani pa rezultat.