Portali Bright Side ka bërë listën me disa nga simptomat të cilët mund të jenë indikatorë i kancerit dhe me rekomandimet se kjo duhet marrë seriozisht.
Nëse i vëreni këto simptoma ose te të afërmit tuaj, mos u ngutni me marrjen e konkluzave, pasi ato mund të jenë shenja edhe të sëmundjeve tjera, transmeton KosovaPress.
Për të larguar dyshimet, gjithsesi duhet të konsultoheni me mjekun.
-Neoplazma në lëkurë
Mund të jenë shenja të kancerit të lëkurës ose gjirit.
-Kollitje e mundimshme
Kollitja afatgjate është një nga simptomat e sëmundjes së kancerit të mushkërive, të cilat lidhen shpesh me simptoma tjera sikurse janë humbja e apetitit, humbja e pashpjeguar e peshës dhe gjak në sekret.
-Kruajtja e lëkurës
Në shumicën e rasteve kruajtja e lëkurës nuk është e lidhur me tumore, por përvoja klinike megjithatë e vë në lidhje.
– Ndryshimet në sistemin e tretjes
Sëmundja malinje e zorrëve dhe lukthit mund të shkaktojë simptoma sikurse janë gjak në legen, dhimbje në abdomen, zbrazje spontane e zorrëve, mundim pas ngrënies, transmeton KosovaPress.
-Ndryshime gjatë urinimit
Kjo mund të jetë shenjë e sëmundjeve malinje të veshkave, e cila ndërlidhet me gjakun në urinë, ngritjen e tensionit të gjakut, dhimbje në veshka, dobësi kronike dhe lodhje.
-Humbje e pashpjeguar e peshës
Kjo simptomë më së shumti paraqitet te kanceri i lukthit.
-Dhimbja e fytit
Dhimbja afatgjate e fytit mund të jetë simptomë e kancerit dhe ndërlidhjet me vështirësi me rastin e ngrënies dhe frymëmarrjes, ndryshime në tonin e zërit, pështymë me gjak, humbje e zërit.