Ballina Aktualitet Lajme Kush e përktheu shqip emrin “Ilindenska Makedonija”? Ja si përgjigjet Zaev! (Video)

Kush e përktheu shqip emrin “Ilindenska Makedonija”? Ja si përgjigjet Zaev! (Video)

Kryeministri Zoran Zaev është zotuar se emri i i ri i shtetit do të përkthehet në mënyrë adekuate nëse arrihet zgjidhje përfundimtare. Ai ka thënë se aktualisht, përkthimi i emrit të ri të shtetit është më pak i rëndësishëm se thelbi i problemit që është zgjidhja e kontestit bilateral me Greqinë që zgjatë më tepër se 25 vite, shkruan Gazeta Lajm.

Duke iu përgjigjur interesit të gazetarëve rreth përkthimit skandaloz nga maqedonishtja në shqip të emrin “Republika Ilindenska Maqedonija” në “Republika Ilinditase e Maqedonisë”, Zaev tha se brenda partisë së tij dhe koalicionit qeveritar ka shumë shqiptarë duke lënë të kuptohet se dikush prej tyre ka qenë përkthyesi. “Është me rëndësi edhe përkthimi dhe nuk mund t’i shmangemi përkthimit adekuat, kjo çështje do të bëhet ashtu siç thonë ekspertët. Por, mua më vjen keq që të shtunën nuk arritëm të konstatojmë se ecim para. Me siguri nga takimet e ardhshme në Nju Jork do të dalin zgjidhje tjera. Nëse arrijmë zgjidhje, emri do të përkthehet në mënyrë adekuate, më besoni” ka thënë Zaev/ Gazeta Lajm.