Furnizuesi universal të cilit ELEM do të obligohet t’i shesë rrymë nënkupton shkatërrim të kompanisë shtetërore për energjetikë, akuzoi VMRO-DPMNE në Kuvend gjatë leximit të parë të ligjit për energjetikë. Kontestuese për ta është shkarkimi i kryetarit të Komisionit rregullator dhe e drejta që Qeveria të propozojë dhe emërojë anëtarë të këtij trupi. Sipas tyre, me këtë hapet dyshimi se ka marrëveshje të turbullta në sektorin energjetik të Maqedonisë. Sipas deputetëve të VMRO-DPMNE-së, ndarja funksionale e përçimit, prodhimtaria dhe furnizimi me energji elektrike është vetëm formalisht po jo edhe faktik. Dhe se Qeveria është ajo që në fund do ta ketë fjalën e fundit dhe kjo nuk garanton liberalizimin e tregut të energjenseve.
Keni shkruar se Kuvendi i Maqedonisë me propozim të Qeverisë i emëron dhe shkarkon anëtarët dhe kryetarin e Komisionit rregullator energjetik. Për herë të parë në praktikën shumëdekadëshe parlamentare në Maqedoni, me ligj ndryshohet një nen, e më së paku kryetar i një organi rregullator. Kjo është një ndërhyrje në trupat rregullatore të Maqedonisë – tha Dragan Cuklev, deputet i VMRO-DPMNE-së.
Zv/kryeministri Angjushev akuzoi se kryetari i Komisionit rregullator edhe tani nuk është anëtar i pavarur, sepse me vite ka qenë realizues i dëshirave të caktuara të pushtetit të kaluar. Për Ligjin e ri të energjetikës tha se miratohet sipas rregullativës evropiane. Debati ishte i ashpër dhe me tone të larta edhe për miratimin e Ligjit për mbështetje financiare të investimeve me të cilat mundësohet realizimi i planit qeveritar për rritje ekonomike. Opozita akuzoi se Qeveria lëvdohet me investime të sjella nga VMRO-DPMNE-ja. Qeveria me qëndrim se kanë arritur të sjellin më shumë investimeve për një vit, sesa pushteti i kaluar për katër vite. Ky pohim e nervozoi zv/kryeministrin Angjushev.
Nuk ju qëndrojnë argumentet se i kemi larguar. Nëse kemi sjellë të rinj, atëherë na lëvdoni. Juve ju nevojiteshin 4 vjet, ndërsa ne për 10 muaj sollëm të ri. Vendosni, pasi jeni shumë konfuz. Vendosni për çka flisni – tha zëvendëskryeministri Koço Angjushev.
Me ligjin për mbështetje financiare të investimeve barazohen kompanitë vendore me ato të huaja. mbështetje do t’u jepet kompanive që kanë realizuar të ardhura më të mëdha dhe që kanë bërë më shumë punësime. Aplikimi për këto masa, sipas qeverisë do të jetë transparent.
Aleksandra Spasevska