Ballina Shëndeti Tmerruese! Ja si i nxin duhani mushkëritë (Video)

Tmerruese! Ja si i nxin duhani mushkëritë (Video)

Infermierja Amanda Eller, nga Karolina e Veriut, ka ndarë me ndjekësit e saj një video që tregon një grup të mushkërive të shëndetshme pranë organeve të sëmura të një duhanpirësi që e kalon një pkaetë në ditë.

Në njërën anë shihen një palë mushkëri të kuqe të ndritshme, të shëndetshme – të marra nga dikush që kurrë nuk ka pirë duhan para. Pranë mostrës kryesore, një grup shumë më i madh mushkërie, që janë të zeza dhe pothuajse i ngjajnë një grumbulli me qymyr druri.

Videoja është tmerruese dhe tregon vërtetë se çfarë pirja e duhanit po i bën mushkërive tuaja. Tymosja e një pakete në ditë do t’i nxijë mushkëritë tuaja, dhe do t’i mbushë me kancer.

Teksa mushkëritë e duhanpirësit janë fryrë me dorë, infermierja dëgjohet në sfond duke shpjeguar: “Këto mushkëri janë mushkëritë e COPD, mushkëritë kanceroze. Elasticiteti ka shkuar, ato shtrihen, por zmbrapsja e tyre nis menjëherë, sepse nuk ka asgjë për të ndihmuar në mbajtjen e tyre.”

@tn.lajmelokale
@tetovanews