Mirëpresim faktin që Tahiri të përballet me drejtësinë si qytetar i zakonshëm pa imunitet. Kështu deklaroi Donald Lu, ambasadori amerikan në Tiranë.
“Hetimet po vazhdojën ndaj Saimir Tahirit dhe Adriatik Llallës. Askush nuk është mbi ligjin. Mirëpresim faktin që zoti Tahiri do përballet me drejtësinë si qytetar i zakonshëm pa imunitet”, tha Lu.
“Nëse mund të nxisim politikanët dhe prokurorët që më në fund të heqin pandëshkueshmërinë ndaj këtyre kriminelëve atëherë Shqipëria do të ketë një të ardhme shumë të ndritur”, vijoi ai./TCH/