Ballina Aktualitet Ekonomi MAQEDONIA DHE KOSOVA DO TË NËNSHKRUAJNË 15 MARRËVESHJE TË REJA

MAQEDONIA DHE KOSOVA DO TË NËNSHKRUAJNË 15 MARRËVESHJE TË REJA

Qeveritë e Kosovës dhe Maqedonisë së shpejti duhet që të mbajnë seancë të përbashkët, në të cilën pritet që të nënshkruhen 15 marrëveshje ndërkombëtare, ka njoftuar korrespondenti i MIA-s nga Prishtina.

Zëvendëskryeministri Enver Hoxhaj, për gazetën “Epoka e Re” ka deklaruar se marrëveshjet parashikojnë bashkëpunim në sferën e drejtësisë, sigurisë, shëndetësisë dhe ekonomisë.