Ballina Aktualitet Lajme NË NJU-JORK DO TË MBAHET RAUNDI I RI PËR EMRIN, QEVERIA E...

NË NJU-JORK DO TË MBAHET RAUNDI I RI PËR EMRIN, QEVERIA E MAQEDONISË NUK HEQ DORË NGA PROPOZIMI

Shefat e diplomacisë së Maqedonisë dhe Greqisë të enjten dhe të premten do të kenë takim të ri me ndërmjetësuesin e OKB-së Metju Nimic, të cilin do ta realizojnë në New York, pas takimit të liderëve me kryeministrin Zoran Zaev i cili njoftoi për propozimin për ndryshimin e emrit.

Takimi ka një rëndësi të madhe, shumica e vlerësojnë si kyçe, duke pasur parasysh që pas bisedimeve për problemin ky 25 vjeçar me çështjen e emrit, kryeministrat e dy vendeve në takimin e dytë tet a tet për herë të parë erdhën në njëfarë zgjidhje e cila do të ishte e pranueshme për dy palët, shkruan AIM.

Por megjithatë, pasi që Zaev tregoi propozimin, kabineti i Cipras doli me qëndrim se pala greke kërkon përcaktues kohor apo gjeografik.

Ndërsa Qeveria e Maqedonisë mbrëmë doli me qëndrim se emri Republika Ilinditase e Maqedonisë plotëson kushtet e përcaktimit kohor, edhe pse shumica thonë se “Ilinditase” është përcaktim historik, ndërsa një pjesë e partive opozitare greke gjetën irredentizëm.