Koreja e Veriut i kërkoi Koresë së Jugut të shtunën në mbrëmje për të riatdhesuar kamarierët e Koresë së Veriut që u larguan në vitin 2016, ndoshta kundër vullnetit të tyre, pas një sfondi të tensionit në gadishull pas muajsh të relaksimit.
Kjo çështje, e cila kishte shkaktuar një tronditje të madhe, ka qenë prej kohësh subjekt i polemikave. Pyongyangu pohoi se ata ishin rrëmbyer. Ndërkoë që Seuli u përplas me këtë prononcim duke thënë se ata kishin dezertuar vullnetarisht.
Por në programin Spotlight të JTBC – një nga programet më të spikatura të Koresë së Jugut – drejtuesi i restorantit të Koresë së Veriut në qytetin kinez të Ningbo ku kamarierët punonin kohët e fundit tha se ishin bllokuar nga inteligjenca e Koresë së Jugut.
Rasti i 12 kamarierëve mund të dëmtojë marrëdhënien ndër-koreane, tha një deklaratë e lëshuar të shtunën në mbrëmje nga agjencia zyrtare e Koresë së Veriut KCNA.
“Autoritetet e Koresë së Jugut duhet t’i kthejnë menjëherë qytetarët tanë në familjet e tyre dhe të tregojnë gatishmërinë e tyre për të përmirësuar marrëdhëniet Veri-Jug”, thuhet në deklaratë.
Pas viteve të tensioneve mbi programet bërthamore dhe balistike të Phenianit, marrëdhëniet ndër-koreane kanë përjetuar një relaksim të jashtëzakonshëm që nga fillimi i vitit, i cili kulmoi me një samit historik midis udhëheqësit të Koresë së Veriut …