Cambridge Analytica njoftohet se ka mbyllur aktivitetin e saj pas skandalit të të dhënave të Facebook. Kompania britanike ofroi shërbime për partitë politike dhe bizneset, të cilat kërkonin të manipulonin “sjelljen e audiencës”.
Kjo kompani ka punuar edhe në fushatën presidenciale të Donald Trump. Cambridge Analytica përdori të dhënat e miliona përdoruesve të Facebook pa dijeninë e tyre. Facebook ka bërë të ditur se janë prekur 87 profile në të gjithë botën, ku Cambridge Analytica kishte akses në informacionet e tyre.
Ndërsa vet kompania britanike tha se kjo shifër është 30 milionë. Një ish-punonjës i Cambridge Analytica tregoi se janë prekur më shumë se 50 milionë profile në Facebook. Pas zbulimit të këtij skandali pak kohë më parë, në internet u përhap me shpejtësi një lëvizje ku u sugjerohej përdoruesve të Facebook që të mbyllnin profilet e tyre.