Kryeministrja serbe Ana Brnabic është përplasur me një nga ministrat e kabinetit të saj, për shkak të deklarimeve të tij homofobike. Vetë kryeministrja është lesbike.
Ministri pa portofol Nenad Popoviç, kritikoi importimin e librave për fëmijë nga Kroacia se nuk kishte dakord me përmbajtjen e tyre.
Kryeministrja serbe e cila ka pranuar publikisht homoseksualitetin e saj, deklaroi se ministri kishte fyer një pjesë të qytetarëve për të cilët punon, me deklaratën e tij për çështjet LGBT. Brnabic tha se ajo do të këshillojë Popoviç që të kalojë më shumë kohë duke bërë punën e tij.
“Detyra e tij është të sigurohemi që Roko, Stefani, Millosi dhe çdo fëmijë tjetër të qëndrojnë në Serbi, në vend që të merren kush janë prindërit e tyre. Kjo deklaratë nuk është plotësisht në frymën e tolerancës që kjo qeveri e Serbisë dëshiron të promovojë”, tha të premten gjatë vizitës së bërë në Asamblenë e Qytetit të Beogradit, kryeministrja.
Popovic shkroi në Tëitter se nuk duhet të lejonin që të futeshin në vend libra me përmbajtje homoseksuale.
“Në një kohë kur ne si një shtet luftojmë në çdo mënyrë për të mbështetur fëmijët, ata po importojnë libra me piktura me homoseksualë nga Kroacia! Kjo duhet të ndalet ! Ne duhet të qëndrojmë në rrugën e atyre që duan të na bindin se është në rregull për ‘Roko të ketë dy mama, përderisa Ana ka dy baballarë’, “shkroi ai.
Brnabic tha se do të fliste privatisht me Popovicin “për të provuar të kuptonte mesazhin e tij”.
“Unë mendoj se ai ngatërroj gjithçka me këtë deklaratë. Nuk ka lidhje midis nivelit të lindjes dhe dikujt që është homoseksual. Personat e komunitetit gay gjithashtu kanë organe riprodhuese, dhe askush, asnjë qeveri në botë nuk mund të vendosë nëse do të kenë ose jo fëmijët “, tha Brnabic.