Presidenti i Italisë Sergio Mattarella ka thirrur për një raund të ri konsultimesh më 7 maj për të diskutuar rreth formacionit të ri qeveritar dhe përpjekjeve për t’i dhënë fund bllokimit politik që vendi po hyn në javën e nëntë prej kohës kur kishin përfunduar zgjedhjet e përgjithshme në mars.
Mattarella ka mbajtur tashmë dy raunde bisedimesh me udhëheqësit e partive të cilët nuk arritën t’i japin fund bllokadës, raporton “Retuers”, transmeton Periskopi.
Një zyrtar presidencial tha të enjten se presidenti do të takojë përfaqësuesit e partive të hënën para se të vendosë për hapin e ardhshëm. Ai ka disa opcione që i kanë mbetur në dispozicion kur thirrjet tashmë janë intensifikuar për zgjedhje të reja.
Në zgjedhjet kombëtare të mbajtura më 4 mars, aleanca e qendrës së djathtë e udhëhequr nga Liga Anti-Emigracion fituan shumicën e vendeve dhe lëvizja anti-qeveri 5-Star, duke u shfaqur si partia më e madhe në vend. Partia Demokratike e qendrës së majtë u rendit si e treat.
Një formë e kalimit të vetos deri tani ka penguar palët të bien dakord për një marrëveshje koalicioni, me fërkime dhe frustrime që po rriten gjatë ditës./Periskopi/