Rigjykimi për rastin Monstra filloi me fjalët hyrëse të Prokurorisë Speciale Publike e cila përfaqëson akuzën në këtë lëndë.
Prokurorja Fatime Fetai në leximin e akuzës së parë paralajmëroi dëshmi dhe rrethana të reja për këtë rast. Dëshmitë pritet të prezantohen në plotësimin e akuzës nga ana e Speciales.
Nga provat dhe faktet që do të dalin duke u bazuar në akuzën e parë dhe duke pasur parasysh provat e reja, Prokuroria Speciale ka bërë ndryshime në akuzë, gjithë kjo me qëllim që të vihet drejtësia – deklaroi Fatime Fetai, Prokurore e PSP-së.
Në seancën e sotme dëshmuan edhe të akuzuarit. I pari u prononcua Agim Ismajloviq i cili para trupit gjykues u betua se nuk ka lidhje me rastin dhe nuk e ka kryer veprën.
Nga prokurorja Fetai, Ismajloviq u pyet nëse ka njohuri se ku gjendet vëllai i tij, Afrim Ismajloviq i cili ndodhet në arrati.
Përgjigja e të akuzuarit ishte se ka njohur se vëllai i tij ndodhet në Prishtinë dhe se adresa e tyre është e njohur për policinë e Kosovës.
Para trupit gjykues dëshmoi edhe i akuzuarit Fejzi Aziri i cili në detaje shpjegoi se ku ka qenë dhe çfarë ka bërë ditë kur ka ndodhur vrasja e pesë fisht në liqenin e Smillkovës.
Aziri theksoi se rastin Monstra e ka montuar policia, ndërsa në pyetjen se a ka zhvilluar biseda telefonike me krerët e BDI-së, Aziri konfirmoi se ka pasur biseda me disa funksionar të BDI-së.
Kam pasur takime dhe biseda telefonike me zyrtarë të lartë të BDI-së. Në telefon kam folur me Nevzat Bejtën, por edhe me Izet Mexhitin. Bisedat kryesisht kanë qenë për çështje partiake, kur unë isha i kyçur ne parti – tha Fejzi Aziri, i akuzuar.
Më dëshminë e Azirit, u mbyll seanca e sotme. Pas seancës, pala e dëmtuar akuzoi të akuzuarit për dhënien e dëshmive kundërthënëse dhe të ndryshme nga dëshmitë e para. Avokatët mbrojtës hodhën poshtë pretendimet e palës së dëmtuar. Gjykimi i do të vazhdojë me 23 maj./am/