Ballina Aktualitet Lajme Bogov heq dorë nga kandidatura për guvernator të Bankës Popullore

Bogov heq dorë nga kandidatura për guvernator të Bankës Popullore

Guvernatori Dimitar Bogov është tërhequr nga kandidatura për një mandat të dytë në krye të Bankës Popullore të Maqedonisë dhe për këtë e ka informuar edhe presidentin e shtetit Gjorgji Ivanov.

Në vend të tij është propozuar Anita Angelovska – Bezhovska, zëvendësguvernatore e deritanishme në Bankën Popullore.

Në deklaratën me shkrim dërguar agjencinë MIA, Bogov ka thënë se me vëmendje ka ndjekur debatin që është zhvilluar në opinion për rikandidimin e tij dhe se vendimin e ka sjellë duke patur parasysh reagimet e një pjesë të akterëve politik dhe afatet për zgjedhjen e guvernatorit.

“Me këtë rast do të dua të falemenderoj kryetarin e Republikës së Maqedonisë, prof.

Gjorgji Ivanov për besimin që ma ka dhënë me propozimin tim të sërishëm për njeriun e parë të Bankës Popullore, që për mua personalisht paraqet valorizim të punës gjatë shtatë viteve të kaluara.

Duke patur parasyshë reagimet e një pjese të akterëve të jetës politike në Republikën e Maqedonisë, konstalacioni momental politik dhe afatet për zgjedhjen e guvernatorit, në interes të shtetit tërhiqem nga kandidatura për guvernator të Bankës Popullore, për çka tanimë e informova kryetarin e Republikës së Maqedonisë”, deklaroi Bogov.

Megjithatë, tërheqja e Bogovit nuk i ka hapur rrugë apetiteve të BDI-së, të cilët dëshironin që në krye të Bankës Popullore të jetë Fatmir Besimi.

Kjo pasi presidenti Gjorgje Ivanov i ka nisur Kuvendit propozimin e ri që në krye të Bankës Qendrore të emërohet Anita Angellovska – Bezhovska.

Ivanov ka vlerësuar se Angelovska Bezhovska e cila vjen nga radhët e profesionistëve dhe strukturave udhëheqëse të Bankës Popullore të Republikës së Maqedonisë është zgjidhje për pozicionin e guvernatorit, me të cilën do të vazhdohet kontinuiteti i punës dhe udhëheqjes së suksesshme në politikën monetare të Republikës së Maqedonisë.

Kandidatja e re propozuar për guvernator, për tetë vjet ka qenë në funksionin zëvendës guvernator, e angazhuar për sferat e politikës monetare, hulumtime dhe statistikë.

@tn.lajmelokale
@tetovanews