Ende pa u rimëkëmbur nga pasojat e vërshimeve të vitit 2016, banorët e fshatit Straçincë të komunës Gazi Babë të Shkupit mbrëmë u ballafaquan me një gjendje të ngjashme. Reshjet e vazhdueshme të shiut kanë dëmtuar në masë të madhe rrugët e fshatit duke bllokuar për orë të tëra hyrjet dhe daljet në fshat. Banorët u detyruan të organizohen për hapjen e rrugëve.
“Ne këtë e kemi eskavator, fshati jonë nuk ka, edhe prej komunës duhet të vijnë por deri tash nuk kanë ardhur akoma. Nuk mund të presim se nuk mund të dalim nga dera, thash ta pastroj se mund të sëmurët dikush e nuk kemi ku të kalojmë..Prej parvjet që i kemi pas vërshimet ne ende po frikohemi, fëmijët nuk guxonin me dal, mendonin se do të përsëriten vërshimet
“Isha në fushë dhe u ktheva në shtëpi por këtu ishte bë edhe më keq, u frikësuam shumë, fëmijët qajshin, dolëm jashtë. Dolëm pak me pastru se nuk kemi prej ku të dalim, makinat e traktorët nuk dalin”.
“U frikësuam se po bëhet sikur në vitin 2016..por stresi është te popullata, frikë e madhe se mos përsëritet. Kemi dal sikur atëherë ta pastrojmë rrugën, po punojmë ende”.
Përveç dëmeve të mëdha në rrugët e fshatit, straçincasit u ballafaquan edhe me dëme të mëdha në bujqësi. Ata thonë se shumë prej të mbjellave bujqësore tashmë janë kalbur nga sasia e madhe e ujit që ka qëndruar mbi to. Madje shumë prej banorëve ankohen se nuk mund të depërtojnë në tokat e tyre për shkak të rrugëve të dëmtuara.
“Ka bë rrugës shumë dëm, fushës I ka bë dëm shumë, kemi të mbjella, dredhëza kemi, I ka mbuku të gjitha se kishte edhe breshër. Ato që janë të mbjella tani shpejt ndoshta shpëtojnë por dredhëzat jo”.
“Ende ka pjesë të tokës që nuk mund të punohen prej vitit 2016 për shkak të rrugës shumë të dëmtuar. Pas rreshjeve të shiut dje, rruga ëhstë mbulu me rërë, por ajo pjesa andej është e dëmtuar shumë, ka jerëz që tashmë 2 vjet nuk e përdorin tokën”.
Reshjet e rrëmbyeshme të shiut dhe breshëri kapluan gjithë teritorin e vendit gjatë ditës së djeshme duke vështirësuar qarkullimin në komunikacion në shumë qytete të vendit. Më të rrezikuar ishin fshtarat Straçincë, Stajkovcë, Bërnjacë dhe Hasanbeg të cilat gjatë vërshimeve të vitit 2016 u përballen me pasoja të mëdha dhe viktima. Nga Komuna Gazi Babë njoftuan se po intervenojnë në teren dhe po I përgjigjen të gjitha kërkesave të banorëve. Ndërsa nga Qendra për Menaxhim me kriza dhe Ujësjellësi dhe kanalizime kanë bërë të ditur se kanë bërë dhjetëra intervenime për hapje të pusetave të bllokuara nga reshjet e dendura të shiut.
Melihate Rustemi